Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë në 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.
Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
Edhe në Shqipëri ky fenomen është prezent dhe paraqet problemet e tij.
“Të zhvillojmë jetën tonë, komunitetin tonë dhe identitetin tonë pa drogë”
• Shoqëria e shëndoshë – shoqëri pa drogë
• Nëse mund të parandalojmë konsumin, me siguri mund ta parandalojmë varësinë.
JO DROGËS, PO JETËS!
