FillimEdukim31 maj Dita Botërore kundër duhanit

31 maj Dita Botërore kundër duhanit

Dita Botërore e luftës kundër duhanit shënohet që nga viti 1987

- Reklama -spot_img

Çdo vit në 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj,  duke i theksuar rreziqet ndaj shëndetit që burojnë nga përdorimi i duhanit dhe duke promovuar politika efektive për zvogëlimin e përdorimit të duhanit, e shënojnë Ditën Botërore të luftës kundër duhanit.

 Dita Botërore e luftës kundër duhanit shënohet që nga viti 1987. Të dhënat statistikore tregojnë se çdo cigare e pirë e shkurton jetën e një njeriu për 12 minuta. Sipas të dhënave nga OBSH në botë ka 1.1 miliardë duhanpirës, nga të cilët 200 milionë janë femra. Në vit nga pirja e duhanit vdesin 6 milionë njerëz, në mesin e  të cilëve edhe 600 000 duhanpirës pasiv.

Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda. Efektet negative ndaj shëndetit janë si rezultat i rreth 2500 helmeve që i përmban duhani dhe rreth 4000 substancave të cilat i përmban tymi i cigareve. Së paku 250 nga këto kemikate janë toksike, ndërsa më shumë se 60 prej tyre janë kancerogjene.

 Pasojat nga përdorimi i duhanit janë: kaceri i mushkërive, kanceri fytit dhe zgavrës gojore, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera. Duhanpirja pasive (thithja e tymit që nxjerrin ata që pinë duhan) rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit tek joduhanpirësit, si dhe rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur tek foshnjat.

Në Ditën Botërore të luftës kundër duhanit I thuhet: “Stop tregtisë të palejuar të produkteve të duhanit” dhe u bëhet thirrje të gjitha vendeve që të punojnë bashkërisht për t’i dhënë fund tregtisë të palejuar të produkteve të duhanit. Tregtia e palejuar është një problem global, si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe nga ai ligjor, ekonomik dhe politik.

Sipas të dhënave të marra nga shërbimet doganore ndërkombëtare, 1 nga 10 cigare të konsumuara është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Komisioni Evropian vlerëson se tregtia e palejuar e cigareve Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare gjatë një viti u shkakton një humbje prej rreth 10 miliardë euro në formë të tatimeve dhe të ardhurave doganore.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin