FillimEdukimA e dini origjinën e flamurit të Bashkimit Europian, i njohur si...

A e dini origjinën e flamurit të Bashkimit Europian, i njohur si Flamuri Europian?

- Reklama -spot_img

Si është historia e flamurit të Bashkimit Europian?

Në vitet 1960 institucionet e Komunitetit Europian e vlerësuan të nevojshme që të njiheshin si një lojtar i rëndësishëm në skenën politike ndërkombëtare. Vendosja e një embleme u duk si mënyra e duhur për të fituar njohjen dhe për ta bërë veten të dukshme ndaj organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në seancën plenare të Parlamentit Europian më 19 nëntor 1960, u diskutua raporti që rekomandonte që të gjitha institucionet të miratojnë një flamur të përbërë nga një rreth prej 6 yjesh të artë në një sfond blu, që nënkuptonte shtetet që përbënin Komunitetin Europian në atë kohë. Kjo nuk u mbështet nga eurodeputetët të cilët e panë si problematike që kur Komuniteti të zgjerohej, ky flamur nuk do të ishte më përfaqësues.

Një sugjerim tjetër ishte përdorimi i flamurit të Këshillit të Europës i përbërë prej 12 yjesh. Por shumica e deputetëve mendonin se kjo do të çonte në konfuzion ndërmjet dy institucioneve që nuk kishin lidhje mes tyre, dhe madje rrezikonte që Komuniteti Europian të shikohej si një institucion varësie i Këshillit të Europës.

Një prej deputetëve të asaj kohe, duke kundërshtuar të dyja alternativat sugjeroi që për vendosjen e flamurit të Komunitetit Europian të mbahej një konkurs në të gjitha vendet. Nga lajmërimi i gazetave për këtë konkurs, shume ide dhe skica u dërguan me postë, disa prej tyre i gjeni në fotot më poshtë. Por fatkeqësisht ky konkurs nuk u mbajt kurrë realisht.

Debati mbi flamurin ishte përsëri në axhendë në vitet 1980. Pas diskutimit dhe me Këshillin e Europës që ishte dakord, Parlamenti Europian e miratoi në 1985 idenë e raportit që vendoste se “Flamuri Europian, do të përbëhej nga një rreth prej 12 yjesh ari në një fushë blu, flamur ky i miratuar nga Këshilli i Europës në vitin 1955.”

U vendos pra që ai të bëhej dhe flamuri i Komunitetit Europian, ai që aktualisht është dhe sot flamuri i Bashkimit Europian. Flamuri filloi të përdorej nga të gjitha institucionet e tjera të Komunitetit në 1986, ndërsa në 1988 një rezolutë parashikonte përdorimin e gjerë të tij dhe në institucionet kombëtare, gjatë ceremonive të ndryshme apo festave, në targat e makinave apo dhe në pikat e kalimit kufitar dhe kufijve të jashtëm të Komunitetit.

Më poshtë disa projekte të Flamurit.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin