FillimEdukim A e dini se tava me Koran ka hyrë në listën e...

 A e dini se tava me Koran ka hyrë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale?

Po si gatuhej kjo tavë?

- Reklama -spot_img

Tava e koranit me qepë  është një gatim tradicional i zonës bregliqenore të Pogradecit. Ai është një gatim i veçantë i cili shoqëron familjet pogradecare në ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre. Për shkak të kushtëzimit prej faktit se korani gjendet vetëm në liqenin e Pogradecit, ky gatim është më i përhapur në zonën bregliqenore. Ai konsiston në gatimin e peshkut koran në tavë balte shoqëruar me qepë dhe ujë liqeni (siç është mënyra më tradicionale e gatimit).

Peshk , qepë dhe verë … për amvisat  dhe pjestarët e tjerë të familjes  ishte ndër  drekat më të shijshme dhe  katër stinore. Qepa duke e vendosur në vargje qëndron e freskët për shumë muaj dhe mund ta përdorësh në cdo stinë.

 Po si gatuhej kjo tavë?

     Për 4 persona

Produktet:

2 kg peshk – Koran – belushke – Krap

2 kg qepë

8 lugë gjelle yndyrë

Piper i kuq

Piper i zi

Kripë

2-3 gjethe define

Mënyra e gatimit:

Mbasi pastrojme peshqit dhe i ndajmë në racione nëse janë të mëdhënj i kripim dhe hedhim pak piper të zi.

Pastrojme qepët dhe i grijmë në mënyre rrethore shumë hollë , më pas i hedhim në tigan dhe i kaurdisim me yndyrë deri sa qepa të zverdhet. Hedhim shume pak uje , kripë sipas dëshirës , piper të kuq, fletët e dafinës dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë deri sa qepa të zjejë plotësisht. Qepën e zjerë  e hedhim në tavë dhe mbi të vendosi  peshqit  e  marinuar më parë duke i lyer me pak yndyrë sipër dhe shume pak piper të kuq nëse dëshironi.

Tava vendoset në furrën e nxehur më parë në 250 grade duke lënë deri sa peshku të jetë pjekur plotësisht dhe shoqërohet kryesisht me verë të bardhë por edhe të kuqe sipas dëshirës.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin