Poezi nga Hajnrih Hajne
Ata më patën munduar
Dhe zemëruar sa s’ka,
Disa me dashurinë e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Dhe bukën më patën helmuar,
Më dhanë vrer të pi, ata,
Disa me dashurine e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Po ajo që shumë e më shumë
Më mundoi, zemëroi e trishtoi,
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi.
Përktheu: Petraq Kolevica
Christian Johann Heinrich Heine lindi më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf si Harry Heine dhe vdiq më 17 shkurt 1856 në Paris , një nga poetët më të shquar gjerman gjatë shekullit të XIX.
