Serafin Fanko lindi në Shkodër në 24 maj 1937. Serafini, babain e ka pasur me origjinë nga qyteti i Përmetit; kurse origjinën e nënës nga Manastiri i Maqedonisë. Madje, sipas tij, ata të dy ishin puro shqiptarë dhe nëna e tij e shprehte gjithmonë plot dinjitet se ishte nga qyteti, ku është bërë edhe “Kongresi i Manastirit”
Simpatik, elegant, i qeshur, i thjeshtë, ambicioz racional, me një vështrim zhbirues dhe krenar, ka mbetur në mendjet dhe zemrat e artdashësve shqiptarë edhe mes miqve të shumtë.
Me rolet, regjitë specifike, dramat shqipe, ai mbetet një ndër aktorët më të spikatur të historisë së aktrimit shqiptar, që koha nuk do t’ia zëvendësojë atë çka ka gdhendur në mozaikun e artë të filmit dhe dramës shqiptare. Zëri i tij i veçantë kishte një nuancë kumbuese të metaltë, që të tërhiqte vëmendjen kudo që e dëgjoje. Jo vetëm zëri, por edhe emri, të ngeleshin në kujtesë kur largoheshe nga ai. Një emër i rrallë, i veçantë, që të ngjason me emër perandori, apo njerëzish aristokratë. Dhe në të vërtetë, Serafini ashtu ishte, aristokrat në skenë dhe në jetë. Loja e tij aktoreske ka qenë një shembull i veçantë për studentët e dramaturgjisë, ndërkohë që Fanku përbënte një model të veçantë edhe në gjetjet e tij regjisoriale. Ndërsa vitet e fundit spikati si regjisor dramash.
Serafin Fanko, “Artist i Popullit”, ndërroi jetë më 29 shtator 2007 në Tiranë, në moshën 70-vjeçare. Si një njeri me dimensione sociale dhe humane tepër të kristalizuara, si një njohës shumë i mirë i dramës shqipe, Fanko mbetet si model i regjisë në dramat “Hetimi” në fund të viteve ’80-të, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, një dramatizim i tij, Makbethi”, “Gjaku i Arbërit”, “Baca i Gjetajve”, “Ç’murrosja”, “Quo Vadis”, “Këshilli i Ndrikullave”, “Rozafa”, “Pse”, “Çifti i Lumtur”, një pjesë e mrekullueshme e realizuar me art nga aktorët e mirënjohur Tinka Kurti dhe Ndrek Luca e shumë aktorë të.
Informacioni marre nga:Bota Sot