Bekim Fehmiu lindi më 1 qershor të vitit 1936, në Sarajevë, kurse më 15 qershor të vitit 2010 ndron jetë duke u shuar një aktor kaq i mirënjohur dhe artisti ynë më emblematik që patën trojet shqiptare, në përmasa globale.
Ai ishte aktori i parë dhe i vetëm nga Evropa Lindore që edhe në kohën e Luftës së Ftohtë dhe ekstazën kulmore të sundimit të komunizmit, arriti të thyente perden e hekurt dhe depërtonte deri në Holliwood.
Shkollimi dhe jeta prej aktori, e detyruan Bekim Fehmiun, që për kohë të gjatë të qëndronte larg familjes dhe atdheut, veçanërisht në Sarajevë dhe Beograd, qytete ku atë kohë ishin qendrat kryesore të teatrit dhe filmit për tërë ish Jugosllavinë.
Fama e Bekim Fehmiu si një ndër aktorët më të kërkuar dhe si aktor i shquar, arriti dhe u përhap, me shpejtësi marramendëse deri në Holliwood dhe kudo nëpër botë.
Ndaj jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën ballkanike, Bekimi me të drejtë edhe pas vdekjes, cilësohet artist me përmasa legjende dhe miti.
Bekimi ishte aktori i parë i famshëm shqiptar i filmit dhe teatrit, nga të gjitha hapësirat tona etnike, i cili përkundër kufizimeve nga regjimi komunist jugosllav, arriti të depërtonte me sukses deri në Hollywood duke u shndërruar kështu në yll ndërkombëtar të kinematografisë botërore
Ai përveç në Evropë xhiroi dhe luajti edhe në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, duke u shquar për aktrimet e tij në gjuhët; Angleze, Italiane dhe Spanjolle.
Për shkak të aftësive të veçanta aktëruese, Bekim Fehmiut, iu besuan rolet kryesore në filmat më të njohur ndërkombëtar si; “Odiseu” , “Aventurierët“ dhe shumë filma tjerë.
Për të arsyetuar besimin e ofruar dhe dëshmuar talentin e tij të gjithanshëm, për vetëm dhjetë javë, mësoi dhe interpretoi përsosmërisht në gjuhën Angleze.
Në filmin “Odiseu” Bekimi luajti rolin kryesor, atë të Odiseut ndërsa Irena Papas-shqiptare arvanitase e lindur afër Korintit në Peleponez, në rolin e Penelopës, të dy këta aktor të ndritshëm shqiptar, nga dy cepat e Shqipërisë Etnike të cilët vërtetë, që të dy shkëlqyen me aktrimet e tyre ekscelente.
Siç është e njohur tanimë botërisht, Bekim Fehmiu ka xhiruar mbi 50 filma, në të cilët ai personalisht, ka luajtur rolet kryesore.
Ndërsa ka aktruar edhe me aktorët më të njohur të kinematografisë botërore si : me Çak Konors, Riçard Kren, Gjon Hjuston, Klaudia Kardinale,Ava Gardner, Ana Mof, Shan Koner dhe shumë të tjerë.
Po ashtu Bekim Fehmiu punoi edhe me regjisorët e mirënjohur botëror si Franko Rosi, Luis Gilbert, Ken Aneken etj.
Ai mbi 20 vite aktroi dhe xhiroi, larg vendlindjes dhe anë e mban globit, sukseset e tij ndërkombëtare, nuk e zbehën kurrë ndjesinë atdhetare të Bekim Fehmiut, Bekimi gjithmonë ruante me krenari të veçantë, dashurinë e pashuar për origjinën, kombin dhe atdheun e vet.
Informacioni marrë nga Bota Sot
