FillimEdukimMali që ndan dy liqene.

Mali që ndan dy liqene.

Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim).

- Reklama -spot_img

Mali i Thatë është një mal në juglindje të Shqipërisë me lartësi  2287 metra. Ai ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim). Shtrihet 25 km nga veriu në jug dhe është 8 km e gjerë në pjesën e saj qendrore. Maja më e lartë është “Pllaja e Pusit” ku  mund të shihet Liqeni i Ohrit dhe Prespës. Mali i Thatë ka shpate të thepisura. Flora është e pasur në pjesën  lindore e veriore dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe , drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme. Gjithashtu këtu rriten edhe shumë bimë mjeksore .Vitet e fundit është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik ku organizohen  ngjitje nga çdo grup moshë.

Lasgush Poradeci i frymëzuar prej motiveve popullore i këndoi aq bukur, dashurisë aty rrëzë Malit  të Thatë.

 Fryn veriu në Mal të Thatë,      
 Thotë vasha lele ngriva.

 Duro vashë, të durojmë
 Si duron mali dëborën.

Në të shtënça, moj, në dorë,
Do të ngroh si top dëborë…

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin