Secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjve!
Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,
Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!
Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!
Të shporrim armikun nga tokat tona!
Me kosë të vrasim këtë grabitës,
Që kërkojne të sundojnë racën e shtëpitë tona!
Oh ! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufe
Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!
Nëse bisha çel kthetrat e saj,
Iliri me grusht e shtrin për tokë
Nëse gjarpëri kërkon të sulmojë atë,
Iliri, këmbëzbathur, e shkel në kokë
Kur era e veriut, të tërbuar,
Lisin e vjetër copëton
Ne jemi Ilirët, vëllezër të një gjaku!
Zemra rrahin në gjoksin ton!
Kur bota dridhet .
Kur rrufetë në qiell vallëzojnë
Dhe kur toka shtrin krahët e saj,
Ilirët të lumtur këngën e luftës këndojnë
Iliri, të huajin e sulmon me thikë,
Vetëm kur duhet të mbrojë vëllaun e tij!
Kurrë frika nuk ia ul kokën.
Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet Iliri!
Secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjëve
Kënga është marrë nga libri me titull “Les Rives Illyriennes “ (Brigjet Ilire) i autorit francez, Pierre Bauron, botuar në Paris në vitin 1888.
Në faqen 350 është shkruar dhe një këngë të rrallë luftarake ilire.
Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë Ilirë dhe dashurinë për atdheun .