FillimEdukimKur është ora e përshtatshme për të konsumuar kafe?

Kur është ora e përshtatshme për të konsumuar kafe?

Këshilla për shëndetin

- Reklama -spot_img

Kafeja është një pije e dashur në të gjithë botën, por a e dini se koha që e konsumojmë mund të ndikojë në efektet e saj në trupin dhe mendjen tonë?

Kafeja ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe sidomos mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen duke ndihmuar në luftimin e lodhjes. Megjithatë, për të përfituar sa më shumë nga kafeina, është e nevojshme të konsumoni kafe në kohën e duhur. Koha ideale për të marrë kafeinë është në mëngjes, në një hark kohor nga 9.30 deri në 11.30.

Sipas studimeve, në këtë periudhë kohore niveli i kortizolit (i cili na ndihmon të qëndrojmë zgjuar) në gjak bie fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e ardhshëm (i cili do të ndodhë midis orës 12:00 dhe 13:00), dhe për këtë arsye është koha më e mirë për të pirë kafe.

Pirja e kafesë sapo zgjoheni është jo produktive. Marrja e kafeinës në kohën e gabuar mund të krijojë varësi për më tepër.

Pavarësisht se në cilën orë zgjidhni për të pirë kafe, është e rëndësishme ta konsumoni me kujdes dhe të merrni parasysh ndjeshmëritë tuaja individuale, pasi shumë kafe mund të shkaktojë efekte negative si ankth, pagjumësi dhe nervozizëm.

Informacioni marrë nga DITA

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin