FillimArt - KulturëNaim Frashëri thënie.

Naim Frashëri thënie.

- Reklama -spot_img

• Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar.

• Dhe në çdo kohë e në çdo vend lipse të kihet njerëzi.

• Kur të jesh i zemëruar, mendja është e turbulluar.

• Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë.

• Pa pasur dituri njeriu nuk quhet njeri.

• Lëreni më’njanë fenë,të shikojmë mëmëdhenë.

• Do të rrosh me nder mbi dhe?

Me të liq mos u përzje!

Naim Frashëri lindi në 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit.

 Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. “Bagëti e bujqësi”, “Endërrimit”, “Historia e Skenderbeut”  janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.

Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1885), ku ai botoi edhe shumë prozë e vjersha të tij.


Gjatë rikthimit në Shqipëri ishte nëpunës në Berat e më pas doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri shkroi edhe pozitë e para në shqip. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe.


Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.


Naim Frasheri u nda nga jeta me 20 tetor 1900.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin