Naim Frashëri lindi në 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit.
Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. “Bagëti e bujqësi”, “Endërrimit”, “Historia e Skenderbeut” janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.
Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1885), ku ai botoi edhe shumë prozë e vjersha të tij.
Gjatë rikthimit në Shqipëri ishte nëpunës në Berat e më pas doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri shkroi edhe pozitë e para në shqip. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe.
Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.
Naim Frasheri u nda nga jeta me 20 tetor 1900.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!