Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville SHBA ishte një boksier profesionist amerikan , ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës.
Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në fenë islame.
Muhamed Ali ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981 .
Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje.
Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016 në moshën 74 vjet.
Një nga thëniet e tij ishte: Njerëzit ikin nga sfidat sepse nuk kanë besim në vetvete, ndërsa unë kisha besim te vetja.