FillimKalendarPse Lionel  Messi feston golat duke drejtuar gishtat e tij drejt qiellit?

Pse Lionel  Messi feston golat duke drejtuar gishtat e tij drejt qiellit?

Në 36 vjetorin e lindjes

- Reklama -spot_img

Lionel Andrés Messi ka lindur më 24 qershor 1987 në Rosario , qytet në Argjentinë dhe është fëmija i tretë nga katër të Jorge Messit, një drejtues i një fabrike çeliku dhe Celia Cuccittini, një puntore në një fabrikë të prodhimit të magnetëve. Ai ka origjinë italiane dhe spanjolle  nga ana e babait, pasi stërgjyshërit e tij janë emigrantë nga rajoni Marke krahinë në pjesën lindore të Apenineve Qendrore në Itali, kurse nga ana e mamasë ka origjinë katalanase , megjithatë, ai ka më së shumti origjinë italiane.I rritur në një familje të lidhur dhe të dashuruar pas futbollit, pasioni i tij për futbollin nisi në moshë të hershme, ku ai luante vazhdimisht me vëllezërit e tij më të mëdhenj, Rodrigo dhe Matías, dhe me kushurinjtë Maximiliano dhe Emanuel Biancucchi , të cilët në të ardhmen u bënë futbollist profesionist. Në moshën katër vjeç ai u bë pjesë e klubit lokal Grandoli, që trajner kishte babain e tij, edhe pse ndikimi më i madh për të nisur futbollin erdhi nga gjyshja e tij nga ana e nënës, Celia, e cila e shoqëronte atë në stërvitje dhe ndeshje. Ajo vdiq pak pas ditëlindjes së tij të 11të dhe pati një ndikim të rëndë te Messi; që nga ajo kohë, si një katolik i devotshëm, ai ka festuar golat e tij duke drejtuar gishtat tregues drejt qiellit në shenjë homazhi për gjyshen e tij.

Lionel Andres Messi Cuccittini  është një futbollist profesionist argjentinas.

I konsideruar shpesh si lotjari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave Messi ka fituar Topin e Artë shtatë herë, një rekord unik, katër prej të cilave rresht si dhe gjashtë Këpuca të Artë Evropiane , një rekord. Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën si profesionist te Barcelona, ka fituar plot 32 trofe, një rekord në klub: ai ka fituar dhjetë La Liga , katër tituj të UEFA Ligës së Kampioneve dhe gjashtë Copa del Rey , Një golashënues prolifik dhe organizator krijues, Messi mban rekordin si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në pesë kampionatet kryesore të Evropës (416), në një sezon të vetëm të La Ligas (50), në një sezon në Evropë (73), në një vit kalendarik (91) dhe në El Clásico, Përveç kësaj, ai ka shënuar tetë hat-trick (tre ose më shumë gola) në Ligën e Kampioneve, një rekord, dhe si ka më shumë asiste në La Liga (166) dhe Copa América (11). Ai ka shënuar 671 gola zyrtar me klubin dhe kombëtaren.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin