FillimSportVazhdon telenovela Ronaldo

Vazhdon telenovela Ronaldo

- Reklama -spot_img

Ndër destinacionet e mundshme të Cristiano Ronaldos, i cili ka lënë të kuptojë se dëshiron të largohet nga Manchester United, është shfaqur edhe Atletico Madrid. Agjenti portugez Jorge Mendes ua ka ofruar lojtarin “colchoneros”.

Kaq ka mjaftuar gjithsesi për të ndezur rrjetin mes mesazheve pro dhe kundër ardhjes së CR7 në skuadrën armike të hidhur të Real Madridit, ku lojtari luajti shumë vite, duke i dhënë shumë pikëllim Atleticos. Ka disa situata që do ta shtynin Cristiano Ronaldon drejt Atletico Madrid.

Jorge Mendes ka një marrëdhënie të mirë me klubin, paga nuk do të ishte problem dhe bardhekuqtë do të luajnë Champions League e ardhshme, prioritet për CR7.

Më në fund, Diego Simeone e ka miratuar tashmë ardhjen e mundshme të portugezit. Tifozët janë të ndarë, por ata kundër nuk pritet të vënë veton.

Ndërkohë, trajneri i Manchester United, ka deklaruar se do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e Ronaldos, i cili nuk i është bashkuar ekipit në stërvitje, duke lajmëruar me vetëm dy fjalë: Çështje familjare.

Në krahun tjetër, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se është takuar Mendes. A do të kthehet Ronaldo në La Liga, kjo mbetet për t’u parë.

- Advertisement -spot_img
AKSES
AKSEShttp://www.akses.al
Dritare informacioni për art- kulturë, problemet sociale, edukim dhe sport . Misioni: Të promovojë artin , trashëgiminë kulturore , artistike dhe ngjarjet historike  Të jetë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për problemet sociale, mjedisore, sigurimit publik etje. Të nxisë edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit , kulturës, historisë , sportit ,aktiviteteve apo eventeve të ndryshme.  Të informoje për aktivitete dhe veprimtari kulturore , shkencore , artistike , sociale, mjedisore , sportive ndërkombëtare dhe kombëtare
Na ndiqni në:
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Rekomandojme
- Reklama -spot_img
Artikuj te Ngjashem
- Reklama -spot_img

PËRGJIGJU

Komento
Shkruani emrin